Lojtarët e Kosovës nesër në ‘Fadil Vokrri’, tifozët ‘Dardanë’: Ejani të gjithë, do të ketë shumë befasi

Kombëtarja e Kosovës nesër mban stërvitje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen e parë të fazës para-kualifikim në Euro 2024 ndaj Izraelit. Tifozët ‘Dardanët’ kanë planifikuar që të marrin pjesë në stadiumin kryeqytetas për ta mbështetur Kombëtaren në prag të këtyre ndeshjeve, shkruan Lajmi.net “Rikujtojmë se për 200 tifozët e parë që do të vijnë…

Sport

21/03/2023 22:36

Kombëtarja e Kosovës nesër mban stërvitje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen e parë të fazës para-kualifikim në Euro 2024 ndaj Izraelit.

Tifozët ‘Dardanët’ kanë planifikuar që të marrin pjesë në stadiumin kryeqytetas për ta mbështetur Kombëtaren në prag të këtyre ndeshjeve, shkruan Lajmi.net

“Rikujtojmë se për 200 tifozët e parë që do të vijnë në ora 16:00 në fanclub në kuadër të këtij organizimi, kryesia e Dardanëve ka vendosur t’i shpërblejë me një 1 kapelë dhe 1 shall (ku nuk do të mungojë edhe një pako me 8 lloje të sticker-ave dhe fotografive të nënshkruara prej lojtarëve)”, shkruhet në njofitmin e klubit

Kujtojmë që gjatë ditës së premte, lojtarët e Kosovës me trajnerin Alain Giresse marrin rrugë për në Tel Aviv, ku do të përballen të shtunën me Izraelin./Lajmi.net/