Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Lojtarët e ftuar të Portugalisë për Kupën e Konfederatave

21:29 | 25 Maj 2017

Cristiano Ronaldo është pjesë e listës së Portugalisë për ndeshjen e turneut të Kupës së Konfederatave.

Trajneri Fernando Santos sot ka zbuluar listën me 24 lojtarët e ftuar.

Në këtë listë nuk është ylli i Bayernit, Renato Sanches, Eder dhe Anthony Lopes.

Portugalia në Kupën e Konfederatave është pjesë e grupit B, së bashku me Rusinë, Meksikën dhe Zelandën e Re.

Kupa e Konfederatave fillon më 17 qershor, dhe finalja luhet më 2 korrik.

Lojtarët e ftuar të Portugalisë:

Portierët: Beto (Sporting CP), Jose Sa (Porto), Rui Patricio (Sporting)

Mbrojtësit: Bruno Alves (Cagliari), Cedric (Southampton), Eliseu (Benfica), Jose Fonte (West Ham), Luis Neto (Zenit), Nelson Semedo (Benfica), Pepe (Real Madrid), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund)

Mesfushorët: Adrien Silva (Sporting CP), Andre Gomes (Barcelona), Danilo Pereira (Porto), Joao Mario (Inter), Joao Moutinho (Monaco), Pizzi (Benfica) and William Carvalho (Sporting CP)

Sulmuesit: Andre Silva (Porto), Bernardo Silva (Monaco), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Gelson Martins (Sporting), Nani (Valencia) and Ricardo Quaresma (Besiktas)./Lajmi.net/