Loja sekrete e Facebook (FOTO)

Facebook ka një lojë sekrete shahu, në aplikacionin e saj dhe çdokush mund të luajë.

Auto & Tek

06/02/2016 17:13

Gjithçka që duhet të bëni është të hapni Messenger, të nisni një bisedë me një mik dhe të shtypni kodin “@fbchess play”.

Një fushë shahu do ju hapet dhe ‘voila’, jeni gati të luani. Por ka një kleçkë, duhet të dërgoni komanda të shkruara për të lëvizuer gurët në fushë, që rifreskohet pas çdo komande që jepni.

1454763378facebook

Që të lëvizni pjesët tuaja, duhet të jeni familjar me komandat, kështu që shtypni “@fbchess help”, në Messenger, dhe një listë udhëzimesh do ju shfaqet.

Megjithatë shahu nuk është i vetmi kod sekret i Messenger. Nëse shtypni “@dailycute”, do ju shfaqen foto të kafshëve që mund ti shpërndani me miqtë. Kjo nuk është bërë publike, por ka gati një muaj që për të është shkruar në Reddit, dhe nga Lifehacker një ditë më parë.