Loja e bixhozit përfundon me plagosje me armë zjarri

Një person i gjinisë mashkullore është plagosur në një lokal në rrugën “Flamuri” në Prizren në rrethana ende të pasqaruara.

Lajme

29/04/2014 19:06

Policia e këtij rajoni njofton se plagosja ka ndodhur natën mes së hënën dhe së martës.

Sipas hetimeve fillestare që ka kryer policia e Prizrenit në Spitalin rajonal, ku është dërguar i plagosuri, bëhet e ditur se i dyshuari dhe viktima në momentet kritike kishin qenë së bashku duke luajtur bixhoz.

“Ende nuk dihen rrethanat e rastit se si i dyshuari kishte tentuar ta vrasë viktimën duke e shkrehur një plumb, i cili e ka goditur viktimën në stomak. Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur dhe ende ndodhet në arrati”.

“Policia ka kryer procedurat e duhura në vendin e ngjarjes. Vazhdojnë përpjekjet për arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.