Logitech zbulon tastierën e papërshkrueshme nga uji ‘Keys-To-Go’ për iPad

Logitech ka zbuluar tastierën e re 'Keys-To-Go' për iPad. Tastiera e veçantë do të punojë me çdo lloj të iPad por mund të bashkëngjitet edhe me iPhone 6 Plus.

Auto & Tek

28/10/2014 23:18

Tastierat për iPad janë në dispozicion tashmë një kohë të gjatë, por secila përshtatet me ndonjë model të veçantë të iPad. Kjo tastierë e re nga Logitech jo vetëm që është e papërshkrueshme ndaj ujit, por punon me çdo iPad.

Tastiera është e hollë, duke e bërë të lehtë që të mbahet në një çantë. Është e punuar në atë mënyrë që Logitech thotë se është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit, transmeton Lajmi.net.

E dizajnuar për iPad, kjo tastierë punon edhe me iPhone. Ekrani i madh i iPhone 6 Plus bashkëngjitur me këtë tastierë do të ishte një sistem shkrimi shumë i mirë.

Përderisa është i dizajnuar për iPad, shumë tastiera të ngjajshme do të punojnë edhe me Android.

Tastiera nga Logitech kushton $69.99 dhe do të jetë në dispozicion duke filluar nga nëntori.