Lloris arrestohet nga policia, “dënohet” edhe nga Tottenham Hotspur
Hugo Lloris i ka nxjerrë vetes probleme edhe te skuadra e Tottenham Hotspur.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2018/08/Capture-80.jpg)
Sport
Hugo Lloris do të ndëshkohet edhe nga skuadra e Tottenham Hotspur pas arrestimit nga policia për vozitje në gjendje të dehur.
Kapiteni i “Spurs” u arrestua të premten në mëngjes nga policia pasi ishte ndaluar duke vozitur në gjendje të dehur.
Kurse, së bashku me ndëshkimin nga policia ai mund ta pësojë edhe te skuadra e tij, raportojnë mediat angleze, përcjell “lajmi.net”.
Lloris mund ta humb shiritin e kapitenit te skuadra e Tottenham Hotspur, pas rastit të fundit. /Lajmi.net/