Llorente: Ishte një detyrim të fitonim sot

Marcos Llorente ka reaguar pas fitores ndaj Elches.

Sport

01/05/2021 18:23

Atletico Madridi arriti të marrë një fitore dramatike ndaj Elches në kuadër të xhiros së 34-të të La Ligas, shkruan lajmi.net.

Llorente shënoi golin e vetëm në min 23’ por Elche pati një rast në min 90’ për të barazuar pasi u akordua penalti në favor të tyre.

Por, Jan Oblak doli fitimtar, duke marrë me vete pikët e plota nga ky duel.

Me këtë fitore, Atletico mban hapin ndaj Barcelonës dhe Real Madridit në luftën për titull.

Pas ndeshjes, Llorente deklaroi se fitorja e sotshme ishte detyrim për futbollistët.

“Ishte një detyrim për ne të fitonim sot”, tha ai.

“Të gjithë po luajnë mirë dhe futboll të rrezikshëm, të gjitha skuadrat janë të mira”, shtoi ai.

“A kishim fat? Jo unë nuk besoj në fat”, tha Llorente.

“Penaltia nuk kishte si të shkonte ndryshe, Oblak e gjeti anën dhe e mbrojti atë”, përfundoi Marcos Llorente./Lajmi.net/