Llogaria e “skeletit” në Instagram, tallet me të rinjtë
Rrëshqitni nëpër llogaritë e të rinjve në Instagram dhe do të shihni se si ata tregojnë me krenari ushqimet e shëndetshme, pozat pranë hoteleve luksoze, apo mëngjeset në formën ‘ashtu si janë zgjuar’.
Fun
Fotografitë e një skeleti që shfaqet në pozita të ndryshme, prej qëndrimit pranë luleve deri të shfaqja e këmbëve para pishinës, është përhapur fuqishëm në rrjet – duke zgjuar vëmendjen e më se 163 mijë ndjekësve
Dana Herlihey nga Los Angeles i Shteteve të Bashkuara, e ka krijuar Skellie, ku e vë një skelet plastik në pozita të ndryshme, që t’i tallë të gjithë ata që postojnë së tepërmi në rrjetet social.
Në këtë formë, ajo po përpiqet të ngre vetëdijen mbi kulturën e paraqitjeve virtuale, ndalimin e shpërndarjes së tepruar dhe mbi të gjitha kërkon më shumë modesti.