Llapi kryen detyrën ndaj Ferizajit, kualifikohet në çerekfinale

Llapi është skuadra e fundit që ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Sport

07/02/2022 14:59

Skuadra e Tahir Batatinës triumfoi në udhëtim te Ferizaj, me rezultat komod 0 – 2, shkruan lajmi.net.

Alban Shillova kaloi Llapin në epërsi duke shënuar gol nga pika e bardhë (30′).

Ndërkohë, ishte Kastriot Selmani që nëntë minuta më vonë vulosi fitoren e llapjanëve.

Ndërkohë, Llapi kundërshtarin e radhës për çerekfinale do ta mësojë të enjten, kur të hedhet shorti për Kupën e Kosovës./Lajmi.net/