​Llapi fiton derbin ndaj Ballkanit, Malisheva e fortë për Prishtinën

Llapi ka marrë fitoren e parë në stinorin pranveror në Superligë, teksa ka mposhtur Ballkanin 2-0. Pas 17 minutave lojë, vendasit kaluan në epërsi kur pas asistimit nga Edon Sadriu, Muhamet Hyseni goditi me kokë dhe topi u devijua nga Batarelo për epërsinë e Llapit 1-0. Ballkani kërkonte golin e barazimit, megjithatë ishin vendasit që…

Sport

09/03/2026 15:31

Llapi ka marrë fitoren e parë në stinorin pranveror në Superligë, teksa ka mposhtur Ballkanin 2-0. Pas 17 minutave lojë, vendasit kaluan në epërsi kur pas asistimit nga Edon Sadriu, Muhamet Hyseni goditi me kokë dhe topi u devijua nga Batarelo për epërsinë e Llapit 1-0. Ballkani kërkonte golin e barazimit, megjithatë ishin vendasit që shënuan të dytin.

Ndërkohë, Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të fituar me rezultat 3-0, sfidë ku Prishtina ishte edhe me një lojtar më pak shkaku i kartonit të kuq të Ardian Limanit.

Gjilani ka marrë fitoren e tretë radhazi, teksa ka triumfuar në udhëtim te Ferizaj 1-2. Gjilani e nisi më mirë ndeshjen, ku pas 22 minutash lojë kaluan në epërsi 0-1.

Kapiteni i “Skifterave”, Armend Thaqi realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për të kaluar Gjilanin në epërsi. Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 22 minuta, pasi vendasit barazuan gjithçka me Oguns që shënoi për 1-1. Armend Thaqi asistoi bukur te Senad Jarovic i cili shënoi nga afërsia për 1-2

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan nga ora 13:00, në kaudër të xhiros së 23-të, të Superligës së Kosovës.