​Kryetari i tifogrupit “Dardanët”: Vajzat e Kosovës shkruajnë histori në Kroaci

Kryetari i tifogrupit “Dardanët” ka lavdëruar fitoren historike të Kombëtares së Kosovës për vajza në ndeshjen ndaj Kroacisë, duke e quajtur një moment madhështor për futbollin kosovar. Me golin vendimtar të Modesta Uka, që i dha triumfin 0:1 Kosovës ndaj Kroacisë, vajzat kanë hapur rrugën drejt kualifikimit për në Botëror përmes playoff-it, në krye të…

Sport

08/03/2026 18:14

Kryetari i tifogrupit “Dardanët” ka lavdëruar fitoren historike të Kombëtares së Kosovës për vajza në ndeshjen ndaj Kroacisë, duke e quajtur një moment madhështor për futbollin kosovar.

Me golin vendimtar të Modesta Uka, që i dha triumfin 0:1 Kosovës ndaj Kroacisë, vajzat kanë hapur rrugën drejt kualifikimit për në Botëror përmes playoff-it, në krye të Grupit 2 të Ligës C në UEFA Women’s Nations League, transmeton KosovaPress.

Sipas kryetarit të “Dardanëve”, këto suksese janë dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të sportistëve kosovarë dhe përfaqësojnë krenarinë e gjithë vendit.

Në vazhdim të kualifikimeve, Kosova më 14 prill do të përballet në udhëtim me Bullgarinë, ndërsa më 18 prill do ta presë këtë kundërshtar në shtëpi.