Hamza pret vendim lirues të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se pret vendim lirues të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai ka thënë se pret që lirimi i tyre ta gjejë PDK-së me një rezultat të mirë zgjedhor, duke dhënë kontribut në Qeveri. “Unë dua me vazhdu me besu në drejtësi, por lë shumë me dëshiru, si…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se pret vendim lirues të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se pret që lirimi i tyre ta gjejë PDK-së me një rezultat të mirë zgjedhor, duke dhënë kontribut në Qeveri.
“Unë dua me vazhdu me besu në drejtësi, por lë shumë me dëshiru, si kohëzgjatja e procesit, respektimi i të drejtave të udhëheqësve të UÇK-së. Pra, gjendet një numër i madh i shkeljeve dhe kjo zgjatja e afatit për shpalljen e vendimit është një hap në numrin e shumë hapeve që nuk e kanë kry punën e vet sipas Kushtetutës së Kosovës”.
“Unë pres një vendim lirues dhe pres që ata të kthehen dhe ne t’i presim ata me një rezultat të mirë këto zgjedhjeve. Ata t’i kthehen familjes së tyre e Kosovës, e pastaj në të drejtën e tyre a janë pjesë e politikës apo jo”, ka thënë ai në T7.