Lladrovci: Nga Abdixhiku nuk kam pritur e as pres të bëhet çka nuk është – ku është partia ime e cila ishte dhe është konstanta e Republikës?
Kryetari i Komuna e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për situatën politike në Kosova, duke theksuar nevojën për përgjegjësi nga politikanët dhe reflektim mbi rolin e opozitës dhe qytetarëve. Në një postim publik, Lladrovci ka pyetur se “Ku është konstanta e Republikës?” dhe ka kritikuar politikanët që, sipas tij, luajnë “futboll jashtë fushe” dhe nuk…
Lajme
Kryetari i Komuna e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për situatën politike në Kosova, duke theksuar nevojën për përgjegjësi nga politikanët dhe reflektim mbi rolin e opozitës dhe qytetarëve.
Në një postim publik, Lladrovci ka pyetur se “Ku është konstanta e Republikës?” dhe ka kritikuar politikanët që, sipas tij, luajnë “futboll jashtë fushe” dhe nuk reflektojnë mbi mesazhin e qytetarëve dhe nevojat e vendit, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se debatet pas Dekretit të Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit janë një rast i mirë për identifikimin e profesionistëve, duke shtuar se “ata juristë që dështojnë për ta vlerësuar këtë Dekret, do të duhej të heshtin për çështjet e ngjashme në të ardhmen.”
Lladrovci ka bërë thirrje për bashkim të idealistëve dhe qytetarëve që e kanë shërbyer Kosovën dhe për të vepruar për të mirën e vendit, duke shtuar: “Ku janë qytetarët që hëngrën dhe hanë bukën me shtatë kore për t’i qëndruar besnik atdhetarizmit, kauzës për Kosovën e zhvilluar, demokratike e vlera euro-atlantike?”
Në fund, ai ka rikthyer vëmendjen te partia e tij, duke pyetur: “Ku është partia ime e cila ishte dhe është konstanta e Republikës?”
Postimi i plotë: