Lladrovci: Krerët e UÇK-së janë personifikim i të drejtës sonë për liri, drejtësia në Hagë është e pjesë pandashme nga themelet e shtetit tonë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar në lidhje me rrjedhën e seancave gjyqësore në Hagë, ku sot po thuhen fjalët përfundimtare. Ai ka thënë se ky është fundi i një gjyqi të padrejtë, aq të pabesueshëm, i cili është nisur dhe është bazuar në prova të marra nga shteti gjenocidal, me akuza…
Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar në lidhje me rrjedhën e seancave gjyqësore në Hagë, ku sot po thuhen fjalët përfundimtare.
Ai ka thënë se ky është fundi i një gjyqi të padrejtë, aq të pabesueshëm, i cili është nisur dhe është bazuar në prova të marra nga shteti gjenocidal, me akuza të fabrikuara, me dëshmitarë të pabesueshëm dhe jokredibilë, përkundër luftës së drejtë të UÇK-së, në pajtim me normat ndërkombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.
“Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, janë sinonim i luftës tonë të drejtë, janë personifikim i të drejtës tonë për liri, janë drejtues dhe heronj tanë të luftës dhe paqes, strateg të shtetit dhe shtetësisë, prandaj, besoj fuqishëm se i vetmi vendim i drejtë është shpallja e pafajësisë së tyre”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka thënë se drejtësia në Hagë ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes është pjesë e pandashme nga themelet e shtetit tonë, e pandashme nga vlerat e aleancës tonë historike me NATO-n dhe SHBA-në dhe e drejta jonë për të qenë shtet demokratik, burim i paqes dhe sigurisë rajonale, brenda vlerave euro-atlantike.
“Lirimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes është i vetmi vendim i drejtë, andaj, i presim fitimtarë nga kjo betejë e fundit për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!”, ka shtuar Lladrovci. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: