Liverpooli rikthen interesimin për mesfushorin e Wolves, Nunes

Gjiganti anglez, Liverpool thuhet se po kërkon të përforcojë mesfushën me yllin e Wolverhampton, Matheus Nunes. Jurgen Klopp ishte i etur për transferuar portugezin gjatë verës, përpara se Nunes të bashkohej me Wolves në një transferim 50 milionë eurosh, transmeton lajmi.net. Dhe tani vetëm pesë muaj më vonë, “The Telegraph” thotë se Liverpooli do të…

Sport

05/01/2023 15:33

Gjiganti anglez, Liverpool thuhet se po kërkon të përforcojë mesfushën me yllin e Wolverhampton, Matheus Nunes.

Jurgen Klopp ishte i etur për transferuar portugezin gjatë verës, përpara se Nunes të bashkohej me Wolves në një transferim 50 milionë eurosh, transmeton lajmi.net.

Dhe tani vetëm pesë muaj më vonë, “The Telegraph” thotë se Liverpooli do të bëj një përpjekje tjetër për ta joshur atë në “Anfield” në një marrëveshje që do të kushtonte 60 milionë euro.

I vlerësuar shumë kur mbërriti nga Sporting i Lisbonës, Nunes ka nisur 12 nga 17 ndeshjet e Wolves në këtë sezon.

Besohet se nëse Liverpool është në gjendje të arrijë një marrëveshje me Wolverhampton, Nunes do të bashkohet në verë, në vend që të bëjë një ndryshim në mes të sezonit.

Dy klubet negociuan miqësisht gjatë lëvizjes së Diogo Jota në Merseyside në vitin 2020, ndërsa agjenti i Nunes, Jorge Mendes ishte i përfshirë në bisedimet që panë Darwin Nunez të transferohej nga Benfica verën e kaluar.

Dhe Liverpooli beson se, Nunes është një tjetër lojtar që mund të ketë një të ardhme të madhe në “Anfield”./Lajmi.net/