Liverpooli merr fitore “në frymën e fundit” ndaj Ajaxit

Liverpooli vuan shumë, por merr një fitore të vlefshme në ndeshjen ndaj Ajaxit, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Ndeshja e luajtur në “Anfield Road” ishte shumë e luftuar dhe, për rrjedhojë, fituesi i saj u vendos tek në fund të përballjes. Fillimisht shënoi Salah në minutën e 17’, teksa dhjetë minuta…

Sport

13/09/2022 22:58

Liverpooli vuan shumë, por merr një fitore të vlefshme në ndeshjen ndaj Ajaxit, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Ndeshja e luajtur në “Anfield Road” ishte shumë e luftuar dhe, për rrjedhojë, fituesi i saj u vendos tek në fund të përballjes.

Fillimisht shënoi Salah në minutën e 17’, teksa dhjetë minuta më pas ishte Kudus ai që barazoi gjithçka.

“Të Kuqtë” filluan të vuanin, por, bashkë me vuajtjen, rritën edhe përpjekjet për golin e avantazhit.

E për këtë u desh të pritej minuta e 89’ kur Joel Matip “çoi peshë” tifozët vendas, për t’ia dhënë skuadrës së tij triumfin e parë këtë sezon në Champions League. /Lajmi.net/