Liverpooli konfirmon lëndimin e Henderson

Liverpooli humbi derbin e qytetit ndaj Evertonit në kuadër të xhiros së 25-të të Premierligës.

Sport

20/02/2021 21:53

Përpos humbjes ndaj Evertonit, Liverpooli ka konfirmuar edhe një humbje tjetër, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për kapitenin, Jordan Henderson, i cili u largua nga loja në min (29’). Tani, Liverpooli ka konfirmuar lajmin për lëndimin e kapitenit përmes uebfaqes zyrtare të klubit.

Edhe menaxheri Jurgen Klopp deklaroi pas ndeshjes se sipas stafit mjekësor nuk dukej premtues.

Sipas komunikatës, lëndimi i Henderson është më serioz sesa dukej fillimisht dhe ai do ti nënshtrohet testeve të mëtutjeshme ditën e nesërme për të konstatuar shkallën e lënimit./Lajmi.net/