Liverpooli kërkon Vidalin
Sipas lajmeve të fundit që arrijnë nga mediat italiane, mësojmë se skuadra e Liverpoolit është duke kërkuar shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Arturo Vidal

Sport
E përditshmja italiane, La Gazzetta dello Sport raporton se Liverpooli është duke kërkuar shërbimet e Vidalit.
Anglezët e shohin Vidalin si një zëvendësues të denjë për Gerrardin i cili është tranferuar te skuadra e LA Galaxy.
Përndryshe, Juventusi me paratë e shitjes së Vidalit do të transferonte lojtarin që e kërkon tashmë e një kohë të gjatë, mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.