Liverpooli e nervozon Rooneyn
Para duelit të së dielës në Old Trafford, sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka pranuar se e ka të vështirë të sheh Liverpoolin në garë për titull. United e dorëzoi kurorën e titullit të kampionit në Premierligë këtë sezon, pa shfaqur kandidaturë për mbrojtjen e saj. Chelsea dhe Manchester City janë favoritë, por Arsenali…
Sport
Para duelit të së dielës në Old Trafford, sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka pranuar se e ka të vështirë të sheh Liverpoolin në garë për titull.
United e dorëzoi kurorën e titullit të kampionit në Premierligë këtë sezon, pa shfaqur kandidaturë për mbrojtjen e saj. Chelsea dhe Manchester City janë favoritë, por Arsenali dhe Liverpooli janë po ashtu në garë.
Dhe, Rooney ka pranuar se e ka të vështirë të sheh Cityn si kandidat, kurse dhimbja i shtohet kur e sheh pozitën e Liverpoolit.
“Të shoh Cityn duke u paraqitur mirë, e sidomos Liverpoolin, është vërtetë e vështirë”, deklaroi Rooney për magazinën e klubit Inside United.
“Nuk është mirë kur e dimë se jemi në gjendje të luftojmë atje lart me ta dhe nuk e kemi bërë gjatë këtij sezoni. Mirëpo, do të thotë se ne duhet të përmirësohemi sepse ndjenja që na ka kapluar këtë edicion nuk është e mirë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë, të avancojmë dhe të përfundojmë sezonin fuqishëm”.