Liverpool s’do ta aktivizojnë opsionin për ta blerë Arthur

Liverpool janë të zhgënjyer me lëvizjen e bërë në ditën e fundit të verës. ‘Reds’ siguruan shërbimet e mesfushorit brazilian, Arthur, të cilin e morën nga skuadra e Juventus. Transferimi që u prit me shumë optimizëm ka dëshpëruar krerët e Liverpool, por edhe tifozët e skuadrës. Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Liverpool janë zhgënjyer me…

Sport

11/10/2022 12:09

Liverpool janë të zhgënjyer me lëvizjen e bërë në ditën e fundit të verës.

‘Reds’ siguruan shërbimet e mesfushorit brazilian, Arthur, të cilin e morën nga skuadra e Juventus.

Transferimi që u prit me shumë optimizëm ka dëshpëruar krerët e Liverpool, por edhe tifozët e skuadrës.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Liverpool janë zhgënjyer me angazhimin e lojtarit dhe nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë për ta blerë atë.

“Opsioni për blerje për Arthur Melo nuk do të shfrytëzohet nga Liverpool”, ka thënë ai, përcjell lajmi.net.

“Është një huazim me mundësi blerje, jo me obligim. Opsioni i blerjes është diku rreth 37.5 milionë funte. Por, problemi kryesor me lojtarin janë lëndimet. Ai ka pasur shumë lëndime”, shtoi gazetari i njohur.

“Në këtë rast, është diçka që befason Liverpoolin, pasi ata nënshkruan me të në ditën e fundit të merkatos, pikërisht për shkak se kishin lëndime në mesfushë. Ata vendosën të shkonin për Arthur, për t’i dhënë Jurgen Klopp një opsion më shumë. Verën tjetër do të synojnë një top-mesfushor”, tha mes tjerash Fabrizio Romano.

Liverpool është në një krizë rezultatesh këtë fillim të sezonit. Lëndimet e shumta janë një nga arsyet. /Lajmi.net/