Liverpool ofroi 100 milionë euro për Valverde, oferta u refuzua
Liverpool tentoi të merrte Fede Valverde në ditët e fundit të merkatos. Skuadra e Liverpool është me disa telashe në fazën e mesfushës dhe këto probleme synoi t’i zgjidhte në ditët e fundit të merkatos. ‘Reds’ arritën marrëveshje me Juventus për mesfushorin Arthur, por para tij kishte disa emra të tjerë në listën e dëshirave.…

Sport
Liverpool tentoi të merrte Fede Valverde në ditët e fundit të merkatos.
Skuadra e Liverpool është me disa telashe në fazën e mesfushës dhe këto probleme synoi t’i zgjidhte në ditët e fundit të merkatos.
‘Reds’ arritën marrëveshje me Juventus për mesfushorin Arthur, por para tij kishte disa emra të tjerë në listën e dëshirave.
‘AS’ bën të ditur se Liverpool kishin ofruar 100 milionë euro për kartonin e Fede Valverde, përcjell lajmi.net.
Këtë ofertë e kishte refuzuar menjëherë skuadra e Real Madrid, që e konsideron lojtarin si të paprekshëm. /Lajmi.net/