Liverpool nis bisedimet me Traoren

Klubi anglez Liverpool ka shprehur interesim për sulmuesin e Wolves Adama Traore.

Sport

08/07/2021 15:16

Sipas ‘Insider’, Liverpool ka filluar kontaktet e para me drejtuesit e Wolves në lidhje me një transferim të mundshëm të Traores, transmeton lajmi.net.

Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp është në kërkim të një sulmuesi të gjithanshëm që mund të luajë në të dy krahët dhe në qendër, dhe e sheh sulmuesin spanjoll si opsion ideal.

Spanjolli ka kontratë me Wolverhampton deri në qershor të vitit 2023, por mund të largohet gjatë verës për një ofertë rreth 30 milionë euro.

25-vjeçari, sezonin e kaluar me ekipin e tij zhvilloi 41 paraqitje në të gjitha garat duke realizuar tre gola dhe tre asistime. /Lajmi.net/