Liverpool mund ta transferojë Marcos Llorente
Skuadra e Liverpool mund ta transferojë lojtarin e Atletico Madrid, Marcos Llorente. ‘Reds’ janë në kërkim të një lojtari për repartin e mesfushës, pasi lëndimi i Naby Keita ka vështirësuar jashtëzakonisht shumë punët për Jurgen Klopp. Raportime të ‘Fichajes’ bëjnë të ditur se Liverpool po shqyrtojnë mundësinë për të transferuar Marcos Llorente, përcjell lajmi.net. Llorente…

Sport
Skuadra e Liverpool mund ta transferojë lojtarin e Atletico Madrid, Marcos Llorente.
‘Reds’ janë në kërkim të një lojtari për repartin e mesfushës, pasi lëndimi i Naby Keita ka vështirësuar jashtëzakonisht shumë punët për Jurgen Klopp.
Raportime të ‘Fichajes’ bëjnë të ditur se Liverpool po shqyrtojnë mundësinë për të transferuar Marcos Llorente, përcjell lajmi.net.
Llorente po ashtu thuhet se ka marrë dritën e gjelbër nga Atletico Madrid, për t’u larguar para mbylljes së merkatos.
Mbetet të shihet nëse Liverpool do të nis ndonjë ofertë zyrtare drejt Atletico Madrid, për kartonin e Llorente. /Lajmi.net/