Liverpool dhe Juventus e duan yllin e Leverkusen, cilat janë gjasat për transferimin e tij?
Ylli i Bayer Leverkusen mund t’i bashkohet skuadrës së Liverpool ose asaj të Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sport
Julian Brandt po e shijon jetën tek Bayer Leverkusen , ku po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij.
Reprezentuesi gjerman ka një kontratë me skuadrën e tij aktuale deri në vitin 2021. Kjo marrëveshje përfshinë një klauzolë liruese prej 25 milionë euro.
Ka disa skuadra të cilat kanë shfaqur interesim për lojtarin, por Serie A dhe Premierliga duken si destinacionet më të mundshme të tij.
Brandt gjithsesi është duke iu dhënë shpresa ‘adhuruesve’ të tij, duke lënë gjithçka të hapur për transferimin e tij gjatë verës, edhe pse përmend lumturinë e tij në Bundesliga.
“Unë jam duke e shijuar jetën këtu. Kam një kontratë me Bayer deri në vitin 2021, kështu që tani për tani jam mirë” ka thënë lojtari për faqen zyrtare të skuadrës, transmeton lajmi.net.
“Kështu siç qëndrojnë gjërat, unë jam këtu. Unë vetëm dua të përfundoj sezonin sa më mirë që mundëm” ka thënë ai.
Bayer Leverkusen ka luajtur një ndeshje të jashtëzakonshme këtë fundjavë, duke mposhtur skuadrën e Eintracht Frankfurt me rezultatin 6:1. /Lajmi.net/