Liverpool dëshiron shërbimet e yllit të La Ligas

Liverpool po shikon një lëvizje të mundshme për yllin e Real Sociedad, Mikel Merino - sipas Fichajes.

Sport

08/11/2021 18:56

“Reds” kanë kthyer vëmendjen te 25-vjeçari në vend të Jude Bellingham, për të cilin Borussia Dortmund ka këmbëngulur se nuk është në shitje.

Merino, i cili më parë ka luajtur në Premier Ligë në Newcastle, është ende nën kontratë me Sociedad deri në vitin 2025, që do të thotë se Liverpool duhet të paguajë një tarifë të lartë për të siguruar shërbimet e tij.

Mesfushori është paraqitur 17 herë për klubin spanjoll në të gjitha garat këtë sezon dhe ka realizuar tri gola. /Lajmi.net