Liverpool bën hapin e madh drejt çerekfinales, mposht në udhëtim Interin

Liverpool ka marrë fitore të madhe në udhëtim ndaj Interit, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport

16/02/2022 22:53

“Reds” triumfuan me rezultat komod 0:2, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet.

Liverpool ishte skuadër më kërkuese, por që assesi nuk i finalizoi aksionet e shumta.

Pjesa e dytë, nisi më mirë për Interin, që kishte disa raste shumë të mira, por nuk arriti ta dërgoi topin në portën e Alisson.

Kur nuk pritej, sulmuesi Roberto Firmino shënoi pas një harkimi të Andrew Robertson për t’i dhënë epërsinë “Reds” (75′).

Ndërsa, tetë minuta më vonë, Mohamed Salah përfitoi nga një top i kthyer dhe vulosi fitoren (83′).

Kësisoj, tani Liverpool ka një përparësi të madhe para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas tre javëve në “Anfield”./Lajmi.net/