LIVE: Debat i ashpër në Opinion: Edi Rama përballë gazetarëve (Video)

Pas 4 vitesh, kryeministri përballet këtë të enjte me një panel gazetarësh në emisionin Opinion.

Lajme

22/06/2017 22:10

Pavarësisht kësaj, Kryeministri është vonuar disa minuta dhe ka mbërritur në emision i veshur me tuta.

Blendi Fevziu ka radhitur një sërë premtimesh të pambajtura të PS-së të cilat i ka quajtur si dështime.

Në kundërpërgjigje, Rama ka ironizuar duke thënë, “Po jam i dështuar…”

Këtu kanë nisur replikat mes të dyve, teksa zëri i kryeministrit ishte plotësisht i ngjirur.

Rama: Jam i dështuar….

Fevziu: Po mir meqë e pranoni vetë

Rama: Jam i dështuar, po po…

Fevziu: Dukesh edhe nga zëri që je i dështuar…

Rama ka takuar gjithashtu edhe ata që ai i ka cilësuar si “kazanë mediatikë”

NDIQENI LIVE DEBATIN: