Lista një krahinore e LDK-së
Vetëm pak orë pas publikimit të listës për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë nisur të shfaqen vërejtje për të. Ajo po cilësohet si listë e dominuar nga krahinat e Llapit dhe Gollakut, prej nga vjen edhe lidershipi i kësaj partie.
Lajme
Profesori i Fakultetit Filozofik, Ibrahim Berisha, vëllai i kryetarit të Fushë Kosovës Burim Berisha, ka qenë ai që përmes një postimi në Facebook, ka komentuar këtë listë, duke thënë se 20-shja e parë, por edhe pjesa tjetër e listës është e dominuar nga kandidat që vijnë nga Llapi e Gollaku.
“Unanimisht pakashumë e pahabitshme në 20-shen (e parë) të LDK-së: Isa Mustafa Gollak, Sabri Hamiti Llap, Ismet Beqiri Llap e Gollak, Skender Hyseni Llap, Shpejtim Bulliqi Llap, Vlora Dumoshi Llap, Muhamet Mustafa Gollak, Hykmete Bajrami Llap a Golllak, Nazane Breca Llap……..”, ka shkruar Berisha.
Edhe për pjesën tjetër të listës, Berisha ka thënë se pak a shumë ka përbërje nga këto dy krahina.
“Pakashumë edhe 20 tjerë mbas 20 të parëve Llap e Gollak? Kikaj, Kika……..”, ka thënë ai.
Llapi dhe Gollaku janë dy krahina në veri të Prishtinës, të cilat kufizohen me njëra tjetrën.
Pavarësisht kësaj, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa pretendon se ka një listë perfekte. Ai pas publikimit të kësaj liste ka thënë se, lista e kandidatëve për deputetë të LDK-së, është më e mira që ndonjëherë ka pasur Kosova.