Lista e largimeve e Mourinhos te Man Utd

Bastian Schweinsteiger pritet të jetë ylli më i madh që Jose Mourinho do ta largojë nga Manchester United.

Sport

24/07/2016 10:18

Transferimi eventual i Paul Pogbas te Man Utd, do të ndikonte mesfusha e “Djajve të Kuq” të jetë e mbingarkuar me futbollistë, pasi në atë pozitë luajnë edhe Morgan Schneiderlin, Michael Carrick, Ander Herrera, Marouane Fellaini dhe Bastian Schweinsteiger.

Sipas Daily Mail, është pikërisht gjermani Schweinsteiger ai që pritet të largohet nga Jose Mourinho, nëse në skuadër vjen Paul Pogba.

Përveç tij, Mourinho derën do t’ua tregojë edhe dy mbrojtësve, Marcos Rojo dhe Mateo Darmian, përcjell Lajmi.net nga tabloidi britanik.

Gjithnjë sipas Daily Mail, e paqartë mbetet e ardhmja e Juan Matas, Adnan Januzajt, Memphis Depayt dhe Ashley Young, të cilëve u është thënë se nuk do të luajnë rregullisht.