Lirohet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci”
Në nga segmentet më të frekuentuara rrugore në Prishtinë është rruga “Ilir Konushevci”. Kjo rrugë përgjatë këtyre ditëve ishte duke u rregulluar ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ky segment rrugor veçse është liruar për qarkullim. “Ekipet e Kryeqytetit kanë punuar pa ndërprerje, edhe gjatë natës, që rruga “Ilir Konushevci” të jetë…
Lajme
Në nga segmentet më të frekuentuara rrugore në Prishtinë është rruga “Ilir Konushevci”.
Kjo rrugë përgjatë këtyre ditëve ishte duke u rregulluar ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ky segment rrugor veçse është liruar për qarkullim.
“Ekipet e Kryeqytetit kanë punuar pa ndërprerje, edhe gjatë natës, që rruga “Ilir Konushevci” të jetë sot e hapur dhe plotësisht funksionale për qytetarët” shkroi Përparim Rama mëngjesin e sotëm, në njoftimin për hapjen e rrugës.
Rruga ishte e mbyllur nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, për shkak të punimeve.
Punimet filluan më 22 korrik./Lajmi.net/