“T’i bluaj eshtrat në makinën e mishit” – arrestohet pas një muaji në arrati recidivisti që kanosi një zyrtar policor

Pas më shumë se një muaji në arrati, Policia e Kosovës ka arrestuar A.K, personin e dyshuar për kanosjen e një zyrtari policor në Prizren. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari, pavarësisht ftesave të përsëritura për t’u paraqitur në Stacionin Policor, kishte shmangur organet e rendit dhe nuk ishte vënë në dispozicion…

Lajme

06/08/2026 08:44

Pas më shumë se një muaji në arrati, Policia e Kosovës ka arrestuar A.K, personin e dyshuar për kanosjen e një zyrtari policor në Prizren.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari, pavarësisht ftesave të përsëritura për t’u paraqitur në Stacionin Policor, kishte shmangur organet e rendit dhe nuk ishte vënë në dispozicion të hetimeve.

Incidenti kishte ndodhur rreth një muaj më parë, kur ai i ishte afruar një zyrtari policor, i cili në ato momente ndodhej jashtë detyrës zyrtare, duke e kanosur me fjalët:

“S’ma nin mu që je polic. T’i bluaj eshtrat në makinën e mishit”.

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore, hetuesit policorë kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Sinjali mëson se A.K konsiderohet recidivist i veprave penale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.