Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit në aksionin e djeshëm “Subvencioni 2021”

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, dje ka zhvilluar aksione në Prishtinë, në Istog, në Lipjan dhe Gjilan, ku janë arrestuar 12 persona .

Lajme

25/02/2021 09:19

Gjatë aksionit “Subvensioni 2021”, janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, 600 dollar, 200 dollar, telefona e vetura.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit 11 zyrtarë janë dërguar në mbajtje 48 orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregulltë.

“Prishtinë, Istog, Gjilan, Lipjan 18.02.2021 – 13:00. Me 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvensioni 2021” kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.