Lirohet kameramani Jetmir Muji pas arrestimit të jashtëligjshëm – AGK kërkon përgjegjësi nga Policia
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se para pak minutash është liruar kameramani Jetmir Muji, i cili u arrestua pasi kishte qenë duke kryer detyrën e tij për një storie rreth shkollës private ku presidentja Vjosa Osmani i çon vajzat e saj. Postimi i plotë: Lirohet kameramani Jetmir Muji Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës…

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se para pak minutash është liruar kameramani Jetmir Muji, i cili u arrestua pasi kishte qenë duke kryer detyrën e tij për një storie rreth shkollës private ku presidentja Vjosa Osmani i çon vajzat e saj.
Postimi i plotë:
Lirohet kameramani Jetmir Muji
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar se pas disa orësh të mbajtjes së jashtëligjshme në Stacionin Policor Qendër, kameramani Jetmir Muji është liruar.
Pasi ka dhënë një deklaratë dhe është mbajtur pa ndonjë shpjegim, një prokuror ka urdhëruar lirimin e Mujit.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm arrestimin dhe mbajtjen arbitrare të Mujit për disa orë në Polici, dhe kërkon përgjegjësi nga ana e Policisë së Kosovës për abuzim me detyrën nga ana e pjesëtarëve të saj.