Lirimi me dorëzani i Mefail dhe Edonis Shkodrës, Ministria e Drejtësisë kërkon të nisin “procedurat disiplinore” ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të përfshirë
Ministria e Drejtësisë ka reaguar pasi qe Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se Mefail edhe Edonis Shkodra, janë liruar me dorëzani pasi ishin në paraburgim për fajde dhe detyrim. Kjo Ministri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm, dhe se lirimi i tyre përbën një…

Lajme
Ministria e Drejtësisë ka reaguar pasi qe Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se Mefail edhe Edonis Shkodra, janë liruar me dorëzani pasi ishin në paraburgim për fajde dhe detyrim.
Kjo Ministri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm, dhe se lirimi i tyre përbën një neglizhencë të rëndë institucionale dhe ka prodhuar pasoja tragjike e të pariparueshme.
“Ministria e Drejtësisë i bën thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij Gjyqësor, që të nisin menjëherë procedurat disiplinore ndaj të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve që kanë qenë të përfshirë. Përgjegjësia ligjore, institucionale dhe morale duhet të jetë e plotë dhe e pakompromis. Gjithashtu, Ministria u bën thirrje të gjitha forcave politike që të ndalin pengesat e vazhdueshme ndaj reformave në sistemin e drejtësisë. Reforma në drejtësi nuk është luks dhe as çështje e interesit të ngushtë politik por është një domosdoshmëri për të garantuar sigurinë, drejtësinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ministria e Drejtësisë.
Kjo Ministri ka thënë se drejtësia nuk është pronë e askujt.
“Ajo duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit ligjor. Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si alarm për të gjithë, pa një drejtësi funksionale, nuk mund të ketë siguri, drejtësi apo paqe sociale. Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për të çuar përpara reformat e nevojshme dhe për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë, të pavarur dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve”, thuhet mes tjerash në reagimin e kësaj Ministrie.
Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një personi tjetër dje në Gjilan. /Lajmi.net/
Reagimi i plotë i Ministrisë: