Liridon Krasniqi shpalos flamurin e Kosovës në Malajzi, pas suksesit me skuadrën e tij
Liridon Krasniqi ka shpalosur flamurin e shtetit të Kosovës në stadium në futbollin malajzian. Krasniqi dhe skuadra e tij Terengganu është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Malajzisë duke triumfuar 4:2 kundër Kelantan, shkruan lajmi.net. Mesfushori me prejardhja nga Kosova ndihmoi bashkëlojtarët me një asistim në këtë fitore. Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti Krasniqi festoi…

Sport
Liridon Krasniqi ka shpalosur flamurin e shtetit të Kosovës në stadium në futbollin malajzian.
Krasniqi dhe skuadra e tij Terengganu është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Malajzisë duke triumfuar 4:2 kundër Kelantan, shkruan lajmi.net.
Mesfushori me prejardhja nga Kosova ndihmoi bashkëlojtarët me një asistim në këtë fitore.
Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti Krasniqi festoi duke shpalosur flamurin e Kosovës.
“Raundi tjetër gjysmëfinalja. Faleminderit për mbështjetjen e mahnitshme tifozëve” – shkroi Krasniqi në Instagram duke publikuar edhe disa fotografi në mesin e të cilave ai është me flamurin e Kosovës.
View this post on Instagram
Përveç Krasniqit, ditë më parë të njëjtin veprim e bëri edhe Milot Rashica gjatë festës së tij me futbollistët e Galatasarayt në takimin ku siguruan titullin e kampionit në Turqi./Lajmi.net/