Liria – Prishtina, fitore e madhe me 1 gol
Artur Magani realizoi golin e vetëm të ndeshjes për fitoren e Lirisë ndaj Prishtinës me rezultat 1:0.
Sport
Liria ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1:0 në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra prizrenase fitoi ballafaqimin me ekipin bardh e kaltër falë golit nga Artur Magani në minutën e 74-të, të takimit, përcjell “lajmi.net”.
Prishtina nuk ia doli të barazojë rezultatin dhe pësoi një disfatë të re në stadiumin Përparim Thaqi në Prizrën.
Rezultatet:
Liria – Prishtina 1:0
Flamurtari – Drita 1:1
Vllaznia – Vëllaznimi 1:2