Liria dhe trajneri Rexhepi në procedurë disiplinore të FFK-së
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj klubit të Lirisë dhe trajnerit të saj Xhengiz Rexhepi për ndeshjen kundër Drenasit në Ligën e Parë. Sipas njoftimit, simpatizantët e Lirisë së Prizrenit kanë hedhur shishe në fushën e lojës në drejtim të ekipit mysafir. “Inicim disiplinor ndaj : FC”Liria”.…
Sport
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj klubit të Lirisë dhe trajnerit të saj Xhengiz Rexhepi për ndeshjen kundër Drenasit në Ligën e Parë.
Sipas njoftimit, simpatizantët e Lirisë së Prizrenit kanë hedhur shishe në fushën e lojës në drejtim të ekipit mysafir.
“Inicim disiplinor ndaj : FC”Liria”. Motivi: Në min 84, pas shënimit të golit nga ekipi vendas, lojtarët vendas festuan golin afër simpatizantëve të tyre, me ç`rast vije deri te një mosmarrëveshje në mes të lojtarëve të dy ekipeve dhe në këto momente simpatizuesit vendas të Lirisë filluan të hedhin shishe në fushën e lojës dhe në drejtim të lojtarëve të ekipit mysafir. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Liria –Drenasi”- thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.
Nërkaq, trajneri i Lirisë, Xhengiz Rexhepi pas shënimit të golit nga ekipi i tij hyri në fushë dhe ofendoi lojtarët e ekipit mysafir, për çka u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor.
“Inicim disiplinor ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Liria”, Xhengiz Rexhepi nr ID.028979M82. Motivi: Në min 84 pas shënimit të golit nga ekipi vendas, hyn në fushën e lojës dhe ofendon lojtarët e ekipit mysafir, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Liria-Drenasi” – thuhet në njoftim./Lajmi.net/