Lipjan: Dyshohet se një granatë dore është hedhur në parkingun e një lokali, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e para të mëngjesit janë arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore) në parkingun e një lokali në Lipjan. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të…

Lajme

18/08/2024 08:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e para të mëngjesit janë arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore) në parkingun e një lokali në Lipjan.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/