“Lionel Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit”

“Sa herë që unë e kam topin, gjithmonë shikoj se ku është Messi. Ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit”, ka deklaruar Alba.

Sport

11/12/2017 17:37

Jordi Alba e ka cilësuar Lionel Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

Mbrojtësi spanjoll këtë deklaratë e ka bërë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Villarreal – Barcelona, e ka fituar nga këta të fundit me rezultat 0-2.

Messi shënoi njërin nga dy golat për Barcelonën në këtë fitore.

“Sa herë që unë e kam topin, gjithmonë shikoj se ku është Messi. Ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit”, ka deklaruar Alba./Lajmi.net/