Linda Rei sërish me akuza për Big Brother VIP Kosova: Olsa është e gatshme të shkelë me këmbë çdokënd
Linda Rei u largua vetëm pak ditë pas nisjes së Big Brother VIP Kosova 4, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, pasi ajo vuan nga diabeti dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm. Dalja e saj e papritur u shoqërua me akuza ndaj produksionit, të cilat ajo i ka sqaruar edhe më gjerësisht së fundmi në…
ShowBiz
Linda Rei u largua vetëm pak ditë pas nisjes së Big Brother VIP Kosova 4, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, pasi ajo vuan nga diabeti dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm.
Dalja e saj e papritur u shoqërua me akuza ndaj produksionit, të cilat ajo i ka sqaruar edhe më gjerësisht së fundmi në një intervistë për ‘podcast’-in e Grida Dumës.
“Shkova në Kosovë me shumë frikë, sepse më lajmëruan ku po shkoja dhe më erdhi shumë, shumë keq. Neglizhenca e pafundshme dhe uria që ka pasur Olsa, producentja e atij emisioni, që është e gatshme të shkelë me këmbë çdokënd vetëm që të rritet kudo”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se përkundër paralajmërimeve të saj për nevojat shëndetësore, produksioni nuk kishte siguruar pajisjet e duhura.
“Po flasim për shembull për këtë pullën që më mat diabetin orë e sekondë. E dinin një muaj përpara çfarë më duhet dhe e kam me mesazh çdo gjë: ‘Ok, e rregullojmë neve’. Por nuk u rregullua”.
Deklaratat e Lindës kanë ngjallur reagime të forta në rrjet, ndërsa ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga produksioni i BBVK-së për akuzat e saj.
Pritet të shihet në vazhdim nëse Linda do të bëhet pjesë e ndonjë shou të tillë.
@gridadumaal♬ original sound – gridadumaal