Lind vajzën me mitrën e nënës së saj
Një grua indiane ka lindur një fëmijë pas transplantimit të mitrës për herë të parë në Azi, e dhuruar nga nëna e saj.
Fun
Meenakashi Walan, 28 vjeç, iu nënshtrua procedurës në maj të vitit të kaluar pasi mitra e saj u bë jo funksionale pas tre aborteve dhe një dështimi.
Asaj iu tha se shpresa e vetme për të pasur një fëmijë ishte transplanti i mitrës.
Nëna e Walan Sushila, Ben Jayesh, 45 vjeç, u tregua e gatshme të dhuronte mitrën e saj.
Pothuajse një vit e gjysmë pas transplantimit, Walan, nga Vadodra, Gujarat në Indinë perëndimore, lindi vajzën.
Walan po rimëkëmbet në spitalin Galaxy Care në Pune, ku vajza e saj pritet të qëndrojë gjatë muajve të ardhshëm për shkak se lindi para kohe (32 javëshe).