Limi i jep fund marrëdhënies me Albën, ajo shpërthen në lot

Ajo që nisi si një mbrëmje romantike në Ferma VIP, përfundoi në një ndarje të papritur mes Albës dhe Limit. Sfida e dhënë nga Agai, që fakirët t’i shërbenin “çiftit” te Njishi, çoi në një darkë intime mes dyshes, në shoqërinë e muzikës nga Andueli me kitarë dhe Keisit si spektatore. Fillimisht atmosfera ishte e…

ShowBiz

25/04/2025 18:06

Ajo që nisi si një mbrëmje romantike në Ferma VIP, përfundoi në një ndarje të papritur mes Albës dhe Limit. Sfida e dhënë nga Agai, që fakirët t’i shërbenin “çiftit” te Njishi, çoi në një darkë intime mes dyshes, në shoqërinë e muzikës nga Andueli me kitarë dhe Keisit si spektatore.

Fillimisht atmosfera ishte e qetë dhe e ngrohtë.

Alba shprehu dëshirën që marrëdhënia me Limit të vijojë dhe të marrë zhvillim, por reagimi i tij i ftohtë dhe i drejtpërdrejtë i prishi pritshmëritë.

Limi tha se të dy kanë nevojë për hapësirë dhe la të kuptohej se nuk e sheh raportin si diçka serioze.

“Ty ta do b*tha, jo zemra,” – u shpreh ai me tone të ashpra, pasi e pyeti Albën se çfarë i pëlqen tek ai.

Me fjalët: “Mes nesh nuk ka asgjë. Nisi si lojë dhe do përfundojë aq shpejt sa nisi,” Limi i dha fund lidhjes, duke e lënë Albën të përlotur.

Ndërkohë, sjellja e Keisit gjatë momentit emocional ka ngjallur shumë komente në rrjete sociale.

Ajo u pa duke qeshur, ndërsa Alba qante, gjë që është interpretuar nga publiku si mungesë ndjeshmërie.

YouTube player