Limaj: Prekazi, vendi ku ka marrë jetë liria e Kosovës

Në 22-vjetorin e “Epopesë së UÇK”-së, në Prekaz kanë bërë homazhe edhe përfaqësuesit e Nismës Socialdemokrate.

Lajme

06/03/2020 12:37

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, tha se Prekazi është vendi ku ka marrë jetë liria e Kosovës.

“Jemi në vendin ku ka marrë jetë liria e Kosovës, vendi ku 22 vite më parë është ndarë epoka e robërisë duke u futur në epokën e lirisë, e për epokën e lirisë sakrificë e madhe. Komandanti legjendar ishte prijësi i kësaj epoke, na futi në epokën e lirisë, krenarisë dhe dinjitetit. Pas tij u rreshtuan me qindra e mijëra shqiptarë anë e kënd trojeve, sikur që pas tij shkuan mijëra dëshmorë të kombit, duke iu përgjigjur kushtrimit të sakrificës për liri”, tha ai.

Homazhe në Prekaz, po vazhdojnë të bëjnë edhe shumë përfaqësues tjerë të institucioneve e qytetarë.