Limaj e zbulon që Kurti s’i ka votat për qeveri: Nisma kur të jetë e sigurt që po formohet një shumicë qeveritare, do të jap kontributin e saj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas dështimit numër 52 të konstituimit të Kuvendit. Limaj në prononcimin e tij tha se duhet të pritet aktgjykimi i Kushtetueses, shkruan lajmi.net “Unë besoj që Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin që do të dal, që besoj shpejt, do të sqaroj mirë pasojat juridike dhe rrugët që duhet…

Lajme

25/07/2025 11:42

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas dështimit numër 52 të konstituimit të Kuvendit.

Limaj në prononcimin e tij tha se duhet të pritet aktgjykimi i Kushtetueses, shkruan lajmi.net

“Unë besoj që Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin që do të dal, që besoj shpejt, do të sqaroj mirë pasojat juridike dhe rrugët që duhet ndjekur, jo vetëm për këtë moment por është e rëndësishme që e bën një zgjidhje të përhershme për raste tjera se si duhet të konstituohet Kuvendi. Ma merr mendja që është në interesin e të gjithë neve, do të ishte mirë që të presim aktgjykimin e Gjykatës dhe sipas udhëzimeve të Gjykatës, forcat politike edhe njëherë të mobilizohen që të themelojnë institucionet. “, tha fillimisht ai.

Ai në një formë e zbuloi që kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk i ka votat për qeveri.

“Vazhdimisht kam thënë shumicë qeveritare, nuk ka zgjidhje parciale. është bërë temë zgjedhja e kryetarit të kuvendit, për mua asnjëherë nuk ka qenë temë, fundamenti i kësaj pune është mos pasja e numrave për formimin e qeverisë, derisa nuk ka numra të mjaftueshëm për formimin e qeverisjes, gjërat kanë ngelur këtu ku janë sot.”

“I mungojnë votat për të formuar një shumicë qeveritare, ne si Nismë do të kontribuojmë në formim të institucioneve, do të japim kontributin tonë për zhbllokim të situatës, sipas mundësive tona. Nisma i ka vec tri vota, votat tona janë të pamjaftueshme për të themeluar një shumicë qeveritare, duhet të jenë 58 plus votat e Nismës.”

“Do të ishte më mirë të fokusohemi në vendimin e Gjykatës. Mirë është që kur të vjen aktgjykimi të mobilizohemi. Nisma nuk kontribuon që të shkoj vendi në zgjedhje, Nisma kur të jetë e sigurt që po formohet një shumicë qeveritare, do të jap kontribut që vendi t’i ketë institucionet dhe jo të shkoj në zgjedhje. Çfarëdo zgjidhje parciale e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme dhe për këtë arsye besoj të presim vendimin e Gjykatës.”, përfundoi Limaj./lajmi.net/