Lille e shton Edon Zhegrovën në listën e Ligës së Kampionëve
Javën e ardhshme do zhvillohen ndeshjet e raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport
Skuadra franceze, Lille në raundin e 16-të do përballet me kampionin momental të Evropës, Chelsean, shkruan lajmi.net.
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova që debutoi në ndeshjen e kaluar ndaj PSG-së, tashmë është shtuar edhe në listën e skuadrës franceze për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Në websiten zyrtar të UEFA-së, te lista e Lilles, vërehet edhe emri i kosovarit pranë mesfushorëve si Xeka, Ben Arfa, Sanches, Gomes, Andre dhe Onana.
Ndërkohë, Lille me 22 shkurt është mysafir i Chelseas./Lajmi.net/