Lija e majmunit, Maqedonia e Veriut nuk ka raste të reja
Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka informuar se dy personat e infektuar me linë e majmunit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Epidemiologët e institucionit tashmë kanë kontaktuar edhe kontaktet e personave pozitive, të cilët kanë treguar se nuk kanë asnjë simptomë të kësaj sëmundje infektive, raporton AlsatMaqedoni, përcjell KosovaPress. Instituti i…

Lajme
Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka informuar se dy personat e infektuar me linë e majmunit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Epidemiologët e institucionit tashmë kanë kontaktuar edhe kontaktet e personave pozitive, të cilët kanë treguar se nuk kanë asnjë simptomë të kësaj sëmundje infektive, raporton AlsatMaqedoni, përcjell KosovaPress.
Instituti i Shëndetit Publik tashmë ka publikuar rekomandimet për qytetarë ndërkohë që kanë hartuar një udhëzues të shkurtër për punonjësit e kujdesit shëndetësor me rekomandime dhe rrugë lëvizjeje për rastet e dyshuara të cilat u janë dorëzuar institucioneve shëndetësore.
Gjithashtu janë hapur dy linja të reja telefonike për informacion në lidhje linë e majmunit.
Maqedonia e Veriut tha të premten se dy raste me linë e majmunit u regjistruan për herë të parë në vendin ballkanik. Të dy pacientët janë nga kryeqyteti Shkupi dhe sipas deklaratave të tyre nuk kanë udhëtuar jashtë vendit.
“Dy meshkuj të lindur 1985 dhe 1981 janë të infektuar me lisë majmuni. Nuk janë raste të ndërlidhura,” tha në një konferencë për shtyp drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska.
Sipas Institutit për Shëndet Publik rastet janë konfirmuar pas tri analizave të ndryshme laboratorike.
Lija e majmunit shkaktohet nga një virus i së njëjtës familje me linë, i cili manifestohet me temperaturë të lartë dhe lezione të lëkurës.
E identifikuar për herë të parë në Republikën Demokratike të Kongos në vitin 1970, sëmundja në përgjithësi ishte kufizuar në shumë vende afrikane përpara se të përhapej më gjerësisht nga viti 2022. Organizata Botëror e Shëndetësisë shpalli nivelin më të lartë të alarmit në vitin 2024.