Ligue 1: Skuadra e vitit udhëhiqet nga Neymar dhe Mbappe

Sezoni në Ligue 1 ka përfunduar me kampionët e njëjtë, Paris Saint Germain.

Sport

23/05/2019 20:00

Skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel ishte e pa konkurrencë gjatë këtij sezoni, duke krijuar një epërsi të madhe qysh në fillimin e sezonit.

Rrjedhimisht, edhe paraqitjet e lojtarëve të parisienëve ishin prej më të mirave, duke bërë që formacioni i vitit të dominohet nga kjo skuadër.

Gjashtë janë lojtarët të cilët përfaqësojnë skuadrën kampione në formacionin e vitit në Ligue 1, formacion të cilin ua përcjell më poshtë lajmi.net.

11-a më e mirë: Mike Maignan (Lille); Kenny Lala (Strasbourg), Marquinhos (PSG), Thiago Silva (PSG), Juan Bernat (PSG); Marco Verratti (PSG), Teji Savanier (Nimes), Thiago Mendes (Lille); Nicolas Pepe (Lille), Kylian Mbappe (PSG), Neymar (PSG).