Liga Unike mbyllet sot me tri ndeshje në xhiron hapëse

Këtë fundjavë shënohet një moment historik në basketbollin shqiptar, pasi jetësohet ëndrra për zhvillimin e Ligës ndërmjet klubeve më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.

Sport

24/10/2021 08:39

Katër klube nga Kosova dhe Shqipëria do të përballen në Ligën Unike të cilat synojnë të fitojnë titullin e kampionit, por edhe të shfaqin ndeshja të bukura për adhuruesit e basketbollit.

Ndeshja hapëse e xhiros së parë të Ligës Unike u zhvillua gjatë ditës së djeshme (e shtunë) mes Tirana Neptun dhe Rahovecit, ku triumfoi skuadra nga Shqipëria me rezultat 79-74.

Tri sfidat tjera do të zhvillohen sot (e dielë) ku përballen Prizreni 16-Kamza (17:00), Teuta-Peja (17:00) dhe Vllaznia-Golden Eagle Ylli (19:00).

Skuadra e Yllit fitoi Superkupën Mbarëkombëtare pak ditë më parë, që u organizua për herë të parë, ndërsa është gjithashtu kampion i Ligës Unike, që u zhvillua edicionin e kaluar. /Lajmi.net