Liga e Parë në sezonin e ri, interesante dhe me skuadra shumë cilësore

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur një takim të rëndësishëm ditën e mërkurë, duke vendosur për fatin e Ligës së Parë, Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë.

Sport

27/05/2020 23:49

Në këtë takim është vendosur për përfundimin e sezoneve në këto liga, me renditjet aktuale, duke i lejuar promovimet në ligat më lartë, por jo edhe rëniet një kategori më poshtë.

Kjo ka bërë që Liga e Parë në sezoni 2020/2021 të përbëhet me 20 skuadra, shkruan lajmi.net.

Me 20 skuadra në përbërje, në mesin e të cilave emra të mëdhenj në futbollin kosovar, lë të kuptohet se Liga e Parë do të ketë një nga sezonet më emocionuese që nga pas lufta.

Skuadra si Liria, Istogu, 2 Korriku, Malisheva, Keku, Trepça dhe Vëllaznimi, do të jenë pjesë e kësaj lige në sezonin e ri.

Kur kujtojmë se pjesë e kësaj lige do të jenë edhe katër vendet e fundit të Superligës.

Dukagjini dhe Vushtrria duket se nuk do të mund t’i shpëtojnë rënies në Ligën e Parë, por të rrezikuara për largim nga Superliga janë edhe skuadra si Ferizaj, Trepça ’89, Flamurtari dhe Drenica.

Skuadrat e konfirmuara në Ligën e Parë për sezonin e ri:

Pjesë e Ligës së Parë do të jenë edhe Kika dhe FC A&N, të cilat janë renditur në dy vendet e para në Ligën e Dytë.

Ndërsa më poshtë i gjeni skuadrat e Superligës së Kosovës që rrezikojnë rënien në Ligën e Parë.

/Lajmi.net/