Liga e Kombeve vjen me dy ndeshje spektakolare –  Sonte luhet finalja si dhe mësohet vendi i tretë

Futbolli në nivel të kombëtareve do të vazhdojë edhe sonte, me dy ndeshje spektakolare në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

09/06/2019 12:01

Kompeticioni më i ri për kombëtaret, Liga e Kombeve, sonte mëson fituesin e finales si dhe vendin e tretë, për Ligën A.

Me fillim nga ora 15:00 do të përballen me njëra tjetrën Zvicra dhe Anglia. Këto dy kombëtare do të kontestojnë në fushën e blertë pozitën e tretë të kësaj gare, shkruan lajmi.net.

Zvicra paraprakisht u mposht nga Portugalia e Cristiano Ronaldos, kurse Anglia pësoi nga Holanda.

Kurse, në mbrëmje, me fillim nga ora 20:45, në fushë zbresin ‘tulipanët’ e Koeman, kundër Portugalisë së Santos.

Portugalia në krye me Ronaldon synon triumfin para tifozëve të saj, kurse Koeman me Holandën janë aty për të thyer kundërshtarin e radhës.

Këto dy ndeshje do të na njoftojnë fillimisht me vendin e tretë, pastaj edhe me fituesin e kësaj gare, përkatësisht kësaj Lige (A), të Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/